Fatos Klosi: Përgjimi? Nishani s’ka pse të ketë frikë

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po sillet si një kryetar shteti i trembur. Ky është perceptimi i ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.

I pyetur nëse është e mundshme që të përgjohet Presidenti, Klosi tha se teknikisht kjo është e mundur, por Presidenti mund të marrë masa përmes një softueri që kodon telefonatat sensitive me kryeministrin.

Sipas Fatos Klosit, Nishani duhet të demaskojë përgjuesit, nëse i di ata dhe shton se nuk ka pse të frikësohet një kryetar shteti nëse është konform rregullave.

SHKARKO APP