Fatos Lubonja: Amerikanët sot shprehën si rrezik kartelet e drogës dhe krimin
Analisti Fatos Lubonja përmend pritshmëritë nga kreu i ri i SPAK-ut, siç është lufta ndaj korrupsionit dhe vënia para përgjegjësisë e zyrtarëve të korruptuar. Lubonja tha se raste si Balluku e cila po hetohet për pabarazi në tenderin e tunelit të Llogarasë, tregojnë se është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv. ”Shumë thonë janë amerikanët prapa. Këto amerikanë janë ata që ishin apo janë ata tani me qasje tjetër. Më bëri përshtypje deklarata e ambasadës sot, kur u shpall Berisha non grata ishte rrezik korrupsioni, sot flitet për rrezik të krimit dhe trafikut të drogës. Sa është ky SPAK i kontrolluar. Dumani mund të ishte një fillim, por nëse standardi do rrijë te Dumani nuk e dijë sa do e luftojë krimin”.
KOHA JONË SONDAZH

