Fatos Nano kapet “mat” në një restorant në Tiranë
Ndërsa u panë në korrik duke pushuar në Greqi, sërish çifti shikohet në Tiranë. Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana duket se janë të pandarë, pasi është e vështirë të shikosh njërin prej tyre në një vend dhe të mungojë tjetri.
Pas largimit nga skena politike, çifti u zhvendos në Austri, për të bërë një jetë mes Tiranës dhe Vjenës. Së fundmi, më 15 shtator, ata u dalluan teksa shijonin mesditën në një prej lokaleve të ndodhur në qendër të Tiranës. Në foton e publikuar nga “Iconstyle”, Fatos dhe Xhoana Nano u panë në lokalin e ndodhur në ndërtesën 23 katëshe.
Sipas burimit të “Iconstyle”, çifti Nano nuk ndodhej vetëm, por ishte i shoqëruar në tavolinë edhe nga pronari i lokalit ku gjendeshin.
Ata dukeshin mjaft në formë, të veshur “casual”, Fatos Nano me një këmishë të bardhë, ndërsa Xhoana një bluzë të kuqe, teksa tymoste edhe cigare. Ndoshta vizita e Fatos Nanos “fsheh” një qëllim, duke marrë parasysh faktin që vitin e ardhshëm vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të përgjithshme.



KOHA JONË SONDAZH

