Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në një spital privat
Aktualitet Kryesore E Martë, 29 Gusht 2023 16:30
Lideri historik i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Fatos Nano, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime për ”BalkanWeb”, bëjnë me dije se Nano është shtruar në një spital privat në kryeqytet. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.