Fatura zyrtare/ Dëmi në Durrës kalon 303 milionë euro! Pjesën më të madhe, dëmi në banesa dhe biznese
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 i shkaktoi territorit të Bashkisë së Durrësit një dëm prej 303. 8 milionë euro. Shifra bëhet e ditur në raportin e posaçëm të prezantuar nga ministri i Jashtëzakonshëm Bledi Çuçi. Durrësi mban vendin e parë sa i përket listën së zonave më të dëmtuara nga tërmeti që e kishte epiqendrën në këtë rajon.
Nga kjo faturë, dëmi në banesa është përllogaritur 220 milionë e 78 mijë euro, dëmi në shkolla 9.75 milionë euro, dëmi në infrastrukturë 8.95 milionë euro ndërsa në sektorin prodhues 65.15 milionë euro, raporton SCAN.
Ndërkohë janë edhe një serë dëmesh të tjera të përllogaritura për mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen civile.