FBI: Ish-sekretarja Clinton, “e pakujdesshme” me “e-mail”-et. Por s’ka vepër penale

Përmes një deklarate për shtyp, e cila pritet të kumbojë gjerësisht në politikën amerikane, drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, James Comey tha se organizmi i drejtuar prej tij nuk do t’u rekomandojë prokurorëve të ngrenë akuza penale ndaj Hillary Clintonit për menaxhimin e informacioneve të klasifikuara dhe të “e-mail”-eve personale të saj.

“Edhe pse është pikërisht Departamenti i Drejtësisë, ai që merr vendimet përfundimtare mbi çështje si kjo, ne duam t’i shprehim këtij departamenti pikëpamjen tonë se, asnjë akuzë nuk shihet e përshtatshme për t’u ngritur në këtë rast”, tha Comey gjatë kësaj të marte.

Duke adresuar ankesat e paevitueshme mbi hetimin, Comey theksoi se “hetimi është bërë në mënyrë të ndershme, me kompetencat maksimale dhe në mënyrë të pavarur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka ndikuar asnjë lloj influence e jashtme në këtë çështje, – tha ai. – E di që ka shumë mendime të shprehura nga njerëzit që nuk kanë qenë pjesë e hetimit, përfshi edhe disa prej atyre në qeveri, por asgjë e këtillë nuk na shqetëson. Opinionet janë të parëndësishme, sepse asnjë prej tyre nuk ka qenë i informuar nga njerëz të brendshëm në hetimin tonë. Kjo edhe për shkak se ne e kemi zhvilluar këtë hetim në mënyrën e duhur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Comey e nisi fjalën e tij duke shpjeguar rezultatet e hetimit. Ai tha se gjatë hetimit u zbulua se 110 “e-mail”-e në 52 zinxhirë të postës elektronike përfshinin edhe informacione të klasifikuara në momentin kur janë marrë. Comey tha gjithashtu se FBI-ja vlerësoi se nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë, që “domaini” i “e-mail”-it personal të Clintonit të jetë sulmuar nga “hacker”-a. Megjithatë, ekziston mundësia që aktorë armiqësorë të mund të sigurojnë akses në të tilla gjëra.

Ai i përshkruajti gjetjet e hetuesve të tilla që tregojnë se Clintoni dhe ekipi i saj kanë qenë “ekstremisht të pakujdesshëm”, por u kujdes të shtonte se nuk ekziston asnjë provë e qartë dhe bindëse, që të tregojë se ata vepruan me ndërgjegje për të shkelur ligjin. Ndaj dhe Comey deklaroi se rekomandimi i FBI-së është që Clintoni të mos përballet me akuza penale për veprimet e saj.

FBI-ja e mori në pyetje kandidaten presidenciale të demokratëve, Hillary Clinton, për rreth 3 orë e gjysmë gjatë ditës së shtunë, si pjesë e hetimit mbi përdorimin e serverave të “e-mail”-eve të saj teksa shërbente si Sekretare e Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?