FBI: Mafia “Sacra Corona Unita” vepron në Shqipëri

Organizata famëkeqe mafioze italiane me bazë në Puglia, Sacra Corona Unita i ka shtrirë tentakulat e saj edhe në Shqipëri.

Kështu shkruan sot “Corriere Della Sera”, duke cituar një raport të FBI-së amerikane, ku thuhet se ka një prani shqetësuese të klanit mafioz puliez përtej oqeanit.

“Shumë pak anëtarë të Sacra Corona Unita janë identifikuar në SHBA, edhe pse disa individë në Illinois, Florida e Nju Jork kanë lidhje të forta me organizatën”, citohet FBI nga media italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rrënjët e mafies pulieze në Shqipëri janë të vjetra edhe për shkak të afërsisë gjeografike dhe përhapjes së gjuhës italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi i shqiponjave është qendër për kontrabandën e cigareve dhe drogës në sasi të konsiderueshme që vjen nga Afganistani.

Mafia shqiptare ka krijuar partneritet me klanet pulieze, ndërsa ngarkesat e drogës arrijnë në brigjet italiane nga Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria”, raporton gjithashtu prestigjozia italiane Corriere Della Sera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?