FBI zbarkon në Tiranë

Një grup drejtuesish të lartë të FBI-s, (Byroja Federale e Hetimit), që prej mbrëmjes të  së martës në mbrëmje, ka zbarkuar në Tiranë për të parë nga afër zhvillimet e fundit në fushën e hetimeve ku janë përfshirë edhe disa ligjvënës.

Një burim diplomatik i tha Top-Channel  se delegacioni i larte i FBI-s i cili duket se kërkon të hedhë piketat e nisjes së një bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, për rreth 2 orë ka bashkëbiseduar me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë.

Kërkesa primare në këtë takim e Ramës ka qënë këmbëngulja e tij shprehur amerikanëve prej kohësh, se  “Byroja Kombetare e Hetimit”  të merret në patronazh nga FBI.

Sipas po të njëjtave burime kjo kërkesë e Ramës ka ngjallur interes tek pala amerikane.

Duket se kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e fteses dhe takimit në selinë qëndrore të FBI-s, disa javë më parë e ministrit Sajmir Tahiri.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e FBI-s për strukturën  e shumëdebatuar të “Byrose Kombetare te Hetimit”, Rama është shprehur se me këtë mekanizëm nën mbikqyrjen e FBI-s, Shqipëria do të luftojë jo vetëm krimin e organizuar po edhe krimin ekonomik dhe korrupsionin e zyrtarëve.

Mësohet gjithashtu se kryeministi ka kërkuar nga FBI edhe asistencë të drejtpërdrejtë për “Akademinë e Policisë” nga akademia e famshme e antikrimit amerikan.

Zyrtarët e FB-s pasi kanë lënë selinë e kryeministrisë, kanë qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Ministrisë së Brendëshmë në një takim me ministrin  Saimir Tahiri.

Ministri Tahiri ka kërkuar që rekrutimi personelit të “Byrosë Kombëtare të Hetimit” të mbikqyret nga FBI-ja pasi byroja shqiptare që në ditët e saj të para do ta nis me një detyrë  të re nga qeveria, atë të hetimeve intensive të evazionit fiskal.

Takimet e drejtuesve të lartë të FBI-s me Ramën dhe Tahirin  vijnë në moment kyc të përplasjes së nxehtë politike mes maxhorancës dhe opozites për temën e krimit në Shqipëri, për të cilën ambasada amerikane në Tiranë javët e fundit ka qënë tepër aktive.

SHKARKO APP