Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: Reporterët duan një mbrojtje më të madhe

Në Pallatin e OKB-së në Gjenevë  po zhvillohen punimet e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (2 mars-27 mars 2015) ku po marrin pjesë  drejtues të lartë shtetërorë e diplomatë. Punimet e sivjeme të Sesionit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut po i ndjekin edhe perfaqësues nga organizma ndërkombëtare që veprojneë në favor të mediave si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Reporters sans Frontieres nga Brukseli.

Kështu, Ernest Sagaga, përgjegjës i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evrope  Ernes Sagaga  ka vizituar redaksinë e agjencisë  së lajmeve ATSH dhe “Presheva jonë” në Gjenevë. Gjatë këtij takimi me gazetarin tonë, zyrtari i IFJ për Evropën ka njoftuar se organizata e tij që drejton po bën përpjekje që përmes Këshillit Evropian në Strasburg gazetarët të kenë një trajtim më të mirë, të jenë më të mbrojtur, sidomos në Kosovë, Gjerogji dhe Krimea, të cilët janë shpesh viktime ose e vrasjeve ose e kercnimeve apo censures nga lideret politik apo bosat e biznesit.

Në kuader te ketij takimi kreu i IFJ z.Sagaga nga Brukseli ka takuar po ashtu edhe  drejtuesin e Asociacionit nderkombëtarë të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE) me të cilin ka biseduar kryesisht mbi rolin e informimit nga një organizatë botërore, promovuese e të drejtave të njeriut, gjegjësisht e shprehjes së lirë dhe problemet e gazetarëve shqiptarë ne Zvicer, Evrope dhe Ballkan.

SHKARKO APP