Federata opozitare, Mediu: Bashkim përballë socialistëve, ja përgjigja që mora nga Basha

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu flet lidhur me Federatën Opozitare, lëvizje e prezantuar së fundmi si një “kërcënim” për mazhorancën. “Tanimë jemi përballë një opozite të përçarë, kemi një qeverisje që kontrollon çdo aspekt të jetë, ka manipuluar procesin zgjedhor dhe tenton të manipulojë procesin zgjedhor. Jemi në një situatë të një largimi masiv të qytetarëve Shqiptarë nga Shqipëria, jemi përballë mos zbatimit të Kushtetutës dhe mungesës së funksionimit të pluralizmit në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu mungesës së dëshirës së PS për zbatimin e reformës zgjedhore”, tha ai në ”Vizion Plus”.

Pyetje: Ju, Duka dhe Dule iniciuat këtë bashkim, por a jeni konsultuar me Lulzim Bashën?

”Nuk ka subjekte që kanë kundërshtuar, ka subjekte që mendojnë ndryshe, por ajo që di unë nga sistemi politik dhe zgjedhor që janë në Shqipëri, është absolutisht e pamundur për t’u përballur me një situatë të tillë, me një regjim, me një kontroll të pushtetit pa u bashkuar opozita”, tha ai.

“Mendoj që secili do të reflektojë në këtë proces. Basha është kontaktuar nga unë dhe Duka, i është dërguar platforma dhe nuk ka dhënë përgjigje për takimin e sotëm, shpresoj të ketë reflektim për këtë çështje, ashtu siç shpresoj për subjektet e tjera”, nënvizoi ai.

SHKARKO APP