Felaj nuk i lexon as emrin Berishës, Vokshi i kthehet ashpër: E turpshme! Ju tmerron

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione pasi kryefjalë ka qenë interpelanca urgjente e kërkuar nga Sali Berisha.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj u shpreh se të drejtën e ka një grup deputetësh të PD-së dhe se për Berishën ka një vendim që i është ndaluar pjesëmarrja në Kuvend.

Deputetja demokrate Albana Vokshi reagoi e revoltuar nga fakti se Ermonela Felaj as nuk guxon t’i lexojë emrin Berishës.

Vokshi: Është e turpshme kjo, ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që u është deleguar nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit.

Felaj: Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju.

SHKARKO APP