Fëmija 1-vjeç humb jetën, arrestohet shoferi 24-vjeçar
Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se po kryente një manovër për lëvizje mbrapa kur ka goditur aksidentalisht fëmijën. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.T, nuk ka arritur të konstatojë praninë e vajzës gjatë manovrës. Fëmija ka pësuar plagë të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka humbur jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

