Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit, Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë. Shumica dërrmuese e tyre janë nga Shqipëria, kryesisht nga Kukësi dhe Tropoja. Çdo ditë ata enden nëpër rrugët e qytetit, të pashoqëruar dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve.

”Ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Prizren, por edhe në qytete të tjera turistike të Kosovës. Duhet të kemi kujdes me mënyrën si e paraqesim nuk është mirë të përgjithësojmë fëmijë nga Shqipëria, sepse krijojmë imazh të padrejtë ndaj një populli të tërë”, thotë Ilir Shala, ekspert turizmi.

Disa familje kalojnë kufirin dhe marrin shtëpi me qira pranë qendrës, vetëm për të nxjerre femijet ne rruge. Ky realitet, përveçse prek dinjitetin njerëzor ndikon edhe në përvojën e vizitorëve dhe turistëve. ”Shumë prej këtyre fëmijëve janë të njëjtët që i shohim çdo verë. Vijnë nga zonat e Shqipërisë, sidomos Kukësi. Është bërë e zakonshme që disa familje të vendosen përkohësisht vetëm për këtë arsye ne Prizren. Kjo gjë është shqetësuese për qytetin dhe kërkon zgjidhje humane”,-shprehet Afrim Tejeci, Oda e Zejtarëve të Prizrenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Prizrenit e pranon fenomenin, por duket e pafuqishme për ta frenuar përsa kohë kufiri është i hapur dhe njerëzit kalojnë pa kontroll të pasaportave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?