Fëmijët e pa vaksinuar nuk do pranohen në shkolla

Këtë vit shkollor asnjë fëmijë nuk do të pranohet në institucionet arsimore nëse nuk dorëzon kartelën e vaksinave te kryera. Shefja e sëmundjeve infektive, Silva Bino thotë se kjo do të jetë një procedurë e përvitshme pavarësisht nëse nxënësi është në klasë të parë apo në gjimnaz.

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në shkollë pa paraqitur kartelën e vaksinimit. Është shumë e rëndësishme që fëmijët tanë të jenë plotësisht të vaksinuar, sepse ata ruajnë veten por edhe ata që nuk mund të vaksinohen për shkak të sëmundjes”.

Monitorimi nuk do të mungojë as në shkollat private tek të cilat është vënë re neglizhencë ndaj zbatimit të ligjit. Bino thotë se në rast shkeljesh do të ketë ndëshkime ndaj institucioneve arsimore.

Vendimi i institutit të shëndetit publik synon rritjen e vaksinimit tek fëmijëve dhe veçanërisht ndaj sëmundjes së fruthit. Gjatë dy viteve e fundit virusi vdekjeprurës preku qindra fëmijë te pa vaksinuar, krahas komplikacione të rënda, ku fruthi shkaktoi dhe viktima.

SHKARKO APP