Fëmijët e parë të 2020, nga spitali i Tropojës në atë të Vlorës

Qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen e familjeve për të porsalindurit përmes bonusit të bebes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi edhe fotot e bebeve të para të 2020 në spitalet e vendit.

“Nga Spitali i Tropojës, në atë të Vlorës, fëmijët e parë të ardhur në jetë në këto ditë të para të 2020-ës. Do të vijojmë mbështetjen me bonusin e bebes për çdo të porsalindur”. Për bonusin e lindjeve në buxhetin e vitit 2020 është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë ose 0,1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë, fëmijën e dytë 80 mijë lekë, fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë. Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë. Për 2019 janë mbi 37180 familje që janë gëzuar me fëmijë, që kanë përfituar nga bonusi i bebes si një mbështetje direkte financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?