Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit. Ku i çojnë?

Aktualitet E mërkurë, 5 Nëntor 2025 21:14
Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit. Ku i çojnë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve, kthehen burim sëmundjesh për popullatën. Shpesh, në koshat urbanë shohim mbetje spitalore si: garza me gjak, shiringa, substanca toksike, por edhe medikamente, antibiotikë, shurupë e vitamina.

Fëmijë dhe të rritur, të cilët kërkojnë në koshat e mbetjeve për kanaçe alumini, shishe plastike apo qelqi i hasin këto mbetje. Në këto pamje, shihni teksa gjenden sasi të mëdha mbetjesh farmaceutike të hedhura në koshat urbanë. Njerëzit bien në kontakt pa e ditur rrezikun që u kanoset në shëndetin e tyre. “Shumë nga mbetjet spitalore apo farmaceutike shkëputen nga ky trajtim pra ose hidhen sëbashku me mbetjet urbane apo hidhen në mjedise të tjera të cilat nuk përfundojnë në trajtimin e specializuar të tyre”, tha Mihallaq Qirjo, Ambjentalist, drejtues i “Rec Albania”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në mënyrë të menjëhershme bëhen të aksesueshëm nga persona të cilët nuk e kanë kualifikimin e duhur nuk e kanë kulturën e duhur të përdorimit të barnave mund të jenë persona të papërgjegjshëm”, tha Dëfrim Goma, Kreu i Urdhrit të Farmacistëve. “Mbetjet spitalore në mjedis kanë ndikim mjaft negativ jo vetëm për mjedisin por edhe për shëndetin e njeriut duke kaluar në mjedis ato mund të ndosin ujërat”, tha Mihallaq Qirjo, Ambjentalist, drejtues i “Rec Albania”. Këto kosha ndodhen në rrugën kryesore që shkon në Spitalin e Traumës, sapo kalon kryqëzimin e Laprakës. Pranë tyre ndodhet një shkollë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë zone operojnë mjaft subjekte farmaceutike. Nga mënyra se si janë paketuar dhe mbështjellë medikamentet, si dhe sasia e tyre mjaft e madhe, të bën të kuptosh se i ka hedhur një farmaci. Rrezikshmëria për banorët mbetet e madhe. Rruga që ndjekin këto medikamente nuk është ajo që përcakton ligji, por trajtohen me mbetjet urbane. Kjo sjell pasoja në mjedis dhe shëndet. “Po të bëjmë një investigim të plotë të të gjitha spitaleve të republikës të spitaleve private të klinikave private të klinikave stomatologjike të depove farmaceutike jemi në një situatë alarmi të jashtëzakonshëm, të tmerrshëm sepse ndotja e tyre është maksimale”, tha Besnik Jakaj, Mjek nefrolog.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

“Në nëse jemi duke hedhur në natyrë në mjedis disa mbetje spitalore apo barna të skaduara thjesht po kryejmë procesin e vetehelmimit”, tha Dëfrim Goma, Kreu i Urdhrit të Farmacistëve. “Në kohë të gjatë kemi ndotje të tokës dhe bimësisë për shkak të hedhjes së barnave produkteve imunoogjike, të mbetjeve spitalore të produkteve të gjakut e të gjitha këto me radhë. Sigurisht këto kanë një kosto për strukturat private për ti eliminuar sipas protokolleve për të shmangur dhe kostot por edhe duke mos i dhënë rëndësi ne po shkojmë drejt shkatërrimit të shëndetit public”, tha Besnik Jakaj, Mjek nefrolog.

Prezenca e grupit të xhirimit i zuri disi në befasi këta fëmijë. Mjaftueshëm të shqetësuar të kuptonin se ato që mbanin nëpër duar, nuk ishin normale. Ata, kërkuan të mos i filmonim. Por, na pohuan se kjo ngarkesë e madhe barnash, ishte vetëm një prej mjaft episodeve. Fëmijët na pohuan se kanë mbledhur disa herë paketime me sasi të mëdha barnash të hedhura. Pyetja shqetësuese që mbeti pa përgjigje ishte se ku i çojnë ato paketime që mund të kthehen në rrezik për ata vetë dhe popullatën. Madje, nuk përjashtohet që këto barna të mbledhura nëpër kosha, të rihidhen në treg, për sa kohë data e skadencës është vetëm në ambalazhet e jashtme. Kjo është një çështje që duhet marrë seriozisht dhe të hetohet nga autoritetet. /TCH/

Etiketat e lidhura

Barnafemije
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.