Ferdinand Xhaferaj kërkon ndjesë: M’u nxorën fjalët nga konteksti

“Rama bëri ministre çupëlina” ishte komenti i Ferdinand Xhaferaj që nxiti reagimet e ashpra të ministreve dhe deputeteve në Kuvend.

Xhaferaj tha se fjala e tij doli nga konteksti ndërsa kur Gjylameti propozoi që të lihet seanca nëse nuk e kërkon ndjesën, deputeti i opozitës u shpreh se feminizmin e jep leksion.

Për këtë arsye kërkoi ndjesë duke thënë se 30 minuta në Kuvend ishin për të sensibilizuar një çështje seksizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaferaj: Është e turpshme se si fjalët janë nxjerrë nga konteksti. Po shkoj 60 vjeç. Nuk e kam pasur problem të kërkoj ndjesë. Arsyetim më të qartë se përmenda dhe vajzën time që nuk ka më etikë se kaq, besoj se ishte shumë e qartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjylameti: Nëse nuk e kërkon ndjesën, të mblidhen të gjithë zonjat dhe të lënë seancën. Nuk ka lidhje as mosha e as eksperienca.

Xhaferaj: Problemi shtrohet që unë përveç të tjerave, feminizmin e jap dhe leksion në universitet. Fjalët u nxorën nga konteksti por dhe këto 30 minuta u bënë për të sensibilizuar një çështje seksizmi, unë kërkoj ndjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?