Fermeri demokrat ja thotë në sy Berishës: Më fute në burg, veç se shkela ligjin komunist
Në një takim me fermët, Sali Berisha u përball me ankesën e një ish-pronari. Ai i kujtoi Berishës përgjegjësinë për ligjin e pronave 7501, që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.
“Më ka dhënë shteti 23 mijë metra tokë bujqësore. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm, por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.
Për të njëjtën tokë, ai thotë se ka bërë dhe burg në kohën kur në pushtet ishte PD-ja, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan. “Në 94 zoti Berisha, PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha, çfarë mund të bëj unë, se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin, dhe ndajnë paratë bashkë”.
“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha, dhe fajësoi kryeministrin Edi Rama për dështim në sektorin e bujqësisë duke kërkuar largimin e tij me protesta.
KOHA JONË SONDAZH

