Festa e 8 marsit bashkon deputetët shqiptarë në Kosovë

Në Prishtinë, sot, në shenjë të 8 marsit, Ditës së Grave,  mbahet seanca e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe politikaneve nga Mali i zi dhe Presheva.

Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar nga  ora 11:30.

Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe  Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.

SHKARKO APP