Festa e Shën Valentinit, Policia kontrolle me radar, ja sa drejtues mjetesh u kapën në gjendje të dehur
Policia ka forcuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkeleni rregullat e qarkullimit.
Kështu, gjatë një monitorimi me radar në segmentin më problematik, Sauk-Teg dhe unaza e re në tërësi, e cilësuar për policinë si pistë për gara shpejtësie dhe vrastare për jetën, u hoq një Leje Drejtimi për shpejtësi 122 km/h dhe 4 masa administrative për shpejtësi nga 110 km/h deri në 116/km.
Ndërkohë, gjatë festës së Shën Valentinit policia bën me dije se ka ndaluar 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
“Gjatë mbrëmjes së 14 shkurtit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar vetëm 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.43 mg/l ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 16 shkurt vetëm tre raste që varionin nga 0.26 mg/l deri në 0.33 mg/l, asnjë drejtues mjeti i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur as natën e festës e as gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm.
Kontrolli me radar e dragera do vijojë përgjatë unazës së re dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë dhe Tiranë – Elbasan-Tiranë.
Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor të çon të sigurt në destinacion bashkë me patentën.”, thuhet në njoftimin e policisë.