Festat/ Dyndje në Dardhë, Voskopojë, Theth e Valbonë

Lajmi se e shtuna do të jetë një ditë më dëborë në veri dhe në juglindje të vendit, ka bërë që qytetarët të planifikojnë të pushojnë në fshatrat turistikë të këtyre zonave. Në Dardhë të Korçës dhe në Voskopojë, hotelet janë thuajse të gjithë të rezervuar dhe është e pamundur të gjesh një vend. Po kështu edhe në Voskopojë. Nuk gjen vend as në hanet e Thethit dhe në zonën e Valbonës. Pjesa më e madhe e prenotimeve janë nga Tirana e Durrësi. Kështu parashikohet të jetë edhe për natën e ndërrimit të viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?