Festat e fundvitit, policia kalon në gadishmëri maksimale

Nga orët e para të mëngjesit të 18 dhjetorit, policia kalon në gadishmëri maksimale, deri në përfundim të festave të fundvitit.

Urdhri është firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe ka synim garantimin e sigurisë dhe rendit përgjatë festave të fundvitit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ngritur dhe do të funksionojnë grupet e drejtimit operativ, të cilat monitorohen nga 3 zv/drejtorët Haki Ccako për krimet, Altin Qato për rendin dhe Genci Merepeza për kufirin.

Strukturat e Policisë në nivel qendror e vendor do të zbatojnë një plan masash për parandalimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, garantimin e rendit si dhe menaxhimin e trafikut rrugor e parandalimin e aksidenteve.

Masa shtesë do të ketë edhe në Pikat e Kalimit Kufitar, për të rritur standardet e shërbimit dhe për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në këto ditë festash.

SHKARKO APP