Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Festat e fundvitit, sekuestrohen 12 metër kub fishekzjarrësh në Tiranë

Aktualitet E hënë, 28 Dhjetor 2020 14:52
Festat e fundvitit, sekuestrohen 12 metër kub fishekzjarrësh në Tiranë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit, janë sekuestruar 12 metër kub fishekzjarrësh në Tiranë, dhe në pranga ka rënë një person. ”Evidentohet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një magazinë me sasi të mëdha lëndësh piroteknike. Sekuestrohet një sasi prej 12 metër kub lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Vihet në pranga poseduesi i lëndëve i lëndëve piroteknike, si dhe procedohet penalisht pronarja e subjektit që i kishte i vënë në dispozicion ambientin për magazinimin e tyre. Gjatë kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë konstatuar e goditur edhe disa raste të tjera në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë etj, ku janë proceduar penalisht 5 shtetas”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njoftimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 23 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 41 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Shtohen masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Evidentohet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një magazinë me sasi të mëdha lëndësh piroteknike. Sekuestrohet një sasi prej 12 metër kub lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Vihet në pranga poseduesi i lëndëve i lëndëve piroteknike, si dhe procedohet penalisht pronarja e subjektit që i kishte i vënë në dispozicion ambientin për magazinimin e tyre. Gjatë kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë konstatuar e goditur edhe disa raste të tjera në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë etj, ku janë proceduar penalisht 5 shtetas.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, urdhrit të përbashkët të MB, MM dhe MFE “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, si dhe në telegramin e DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe pas një hetimi dyjavor nga strukturat e krimit ekonomik, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, gjatë paradites së sotme, në një objekt të përshtatur si magazinë, tek tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, kanë gjetur të magazinuara jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë, një sasi të madhe lëndësh piroteknike, me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve në rast përdorimi nga ana e tyre.

Pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë kontrabandë nga Kosova, duke i futur në ambalazhe ushqimore. Shtetasi V. M. dhe shtetasja E. Sh. u shoqëruan në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., si dhe u procedua penalisht shtetasja E. Sh., për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës. Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë të intensifikojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe të monitorojnë zbatimin e masave anticovid.

Etiketat e lidhura

fishekzjarrePolicia e shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 10 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 21 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 23 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.