Festat e fundvitit shtojnë lëvizjet në kufi, nis ardhja e emigrantëve nga vendi fqinj
Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në kufi, pasi emigrantët nga vendi fqinj, Greqia, janë duke u kthyer në atdhe.
Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës. Situata momentalisht paraqitet normale, pasi dogana po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje në varësi të fluksit.
Pritet që përgjatë ditëve në vijim të ketë fluks të shtuar për shkak të festave të fundvitit dhe kthimin e shqiptarëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Shifrat:
Kapshtice 4599 hyrje, 1864 dalje
Qafe thana 2561 hyrje, 2769 dalje