Festimet në Tiranë, Veliaj replikon me Voltana Ademin

Tirana i është bashkuar nismës së qeverisë për të festuar 75-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist. Për këtë qëllim, krahas ndërhyrjeve në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dëshmorët si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto, e shumë të tjerë janë ekspozuar në bulevardin që mban emrin “Dëshmorët e Kombit”.

Por kjo ka sjelle reagimin e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në një deklaratë për mediat u shpreh e shqetësuar për atë që po ndodhte në Tiranë me nderimin e heronjve të luftës. Nisur nga kjo deklaratë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale i ka kujtuar Voltana Ademit që të mos ndërhyjë në punët e qyteteve të tjera por të merret me punët e saj në Shkodër.

“Kanë një shprehje epike tironcit, graj gamorin tat o goce!”, shkroi Veliaj.

SHKARKO APP