Fier, 57-vjeçari vetëdigjet në ambientet e komisariatit. Vajza e tij e larguar nga shtëpia 3 vite më parë

Një 57-vjeçar ka tentuar të vetëflijohet në ambientet e komisariatit në qytetin e Fierit.

Rreth orës 13:00 të mesditës ai hyri në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë, njofton policia.

Megjithatë falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e 57-vjeçarit, banues në Levan. Sillo u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lidhur me këtë ngjarje bashkëshortja e Sillos, më datën 20.09.2016 ka kallzuar pranë në policinë e Fierit se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit,” shkruhet në njoftimin e policisë. Ndërsa për ngjarjen e sotme pritet dëshmia e vetë 57-vjeçarit për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?