Fier, ankohen banorët: Lekët i marrin por rrugët i lanë me baltë e ujë
Rruga në të cilën çdo ditë kalojnë qindra banorët e fshatit Buzëmadh në Cakran të Fierit është e mbushur me gropa me ujë e baltë.
Banorët ankohen për mungesën e investimeve nga Bashkia Fier, e cila drejtohet nga Armando Subashi.
“Rruga kryesore e fshatit është kështu nëpër lagje s’bëhet llaf‘ thotë një banor
“Rrugët skandal ne jemi ankuar po kush na i merr për bazë, kështu ka qenë vazhdon të jetë.
Mirëmbajtjen e kemi bërë vetë ne çdo lagje“shprehet një banor
Ndriçimi është një tjetër problem për banorët, të cilët thonë se taksa paguajnë, por nuk marrin asnjë shërbim.
“Rrugë nuk kemi,ndriçim nuk kemi,as gjelbërim nuk kemi, lekët i marrin ata i paguajmë neve“
“Këtu nuk është vënë dorë argjinatura është e shkatërruar” shprehen banorë të tjerë.
Mungesa investimeve për banorët e bën jetesën e tyre të vështirë.
“Lagjet këtej janë pa drita jetojmë kot“
Në këtë fshat janë mbyllur edhe bizneset që operonin aty, pasi për ta ka qenë e pamundur të mbijetonin me rrugën e pa aksesueshme.