Fier, “Benzi” përplas kalimtarin, rëndë në spital

Një 26 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Rruga e Rrepeve”.

Policia sqaron se shtetasi me iniciale Xh.B, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar 36 vjeçarin E.T, banues në Zhupan, Fier.

I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë goditje të forta të kokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datën 04.05.2018, rreth orë 21:30, në vendin e quajtur “Q.T.U”, Fier, shtetasi Xh.B, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin E.T, 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Shtetasi E.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh.B dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora News - Fier, "Benzi" përplas kalimtarin, rëndë në spital

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?