Fier, bie zjarr në pallat, shpëton gruaja shtatëzënë

 

Një zjarr ra sot në një banesë në një pallat në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.

Zjarri përfshiu katin e tretë të pallatit pesëkatësh, në banesën e familjes së Alket Pepës, ndërkohë shkak i tij ka qenë sipas hetimeve paraprake një shkëndijë si pasojë e luhatjeve të tensionit elektrik.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë  ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë, e cila ishte edhe shtatzënë, por që fatmirësisht, falë edhe ndërhyrjes së banorëve të tjerë, ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Në vendngjarje, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëses si dhe uniformat blu të Fierit, duke bërë të mundur shuarja e zjarrit, dhe duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shkak të intensitetit të flakëve mësohet se banesa ka pësuar dëme të mëdha materiale.

SHKARKO APP