Fier, dy automjete në flakë, arrestohet edhe një person për kanosje

Mëngjesi i sotëm në Fier ka shënuar dy ngjarje të ndryshme, ku dy makina janë përfshirë në flakë dhe një person është arrestuar pasi kanosi me armë dy të tjerë.  

Dy automjetetë tipit BMW janë përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.  Në fillim është djegur njëri nga automjetet dhe më pas tjetri që ndodhej i parkuar pranë tij. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarrvënia në makinë ka qenë e qëllimshme.  Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, sotPolicia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Behar Aliaj, i cili ka kanosur me armë zjarri dy vëllezër.  Mësohet se 30-vjeçari, banues në lagjen “15 Tetori”, ka kërcënuar me pistoletë, duke qëlluar në ajër, shtetasit me iniciale F. M., 30 vjeç, dhe K.M., 25 vjeç.  Sipas policisë, që pas lajmërimit shkoi në vendngjarje dhe arrestoi autorin, kanosja është bërë për një borxh mes tyre.

SHKARKO APP