Fier/ Flet drejtoresha e spitalit: Të lënduarit jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Fierit. Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 3 prej tyre.

Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr. Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe FNSH kanë mbërritur në spital. Në ambientet spiatlore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko.

Në deklaratën e tij për mediat, Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, drejtoresha e spitalit Nevila Shuke në prononcimin e saj për “News 24” u shpreh se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?