Fier, Ish-përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore arrestohet për vjedhje

 

Ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Fier është ndaluar nga policia në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar Arben Bishyti, 56 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim. Policia bën të ditur se bashkë me shtetasin Laver Saka i cili ndodhet aktualisht në masën arrest me burg, nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve, por i kanë përvetësuar këto para.

SHKARKO APP