Fier, makina me dy të rinj del nga rruga

Foto ilustruese

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar rreth orës 16:15 të pasdiues në  fshatin Shënpjetër të Fierit.

Shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur ai vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?