Fier, parandalohet vrasja, autorit i sekuestrohen armë zjarri dhe 2 thika

Fier-Një vrasje është parandaluar mëngjesin e së mërkurës, 18 shkurt në qytetin e Fiert. Policisë ka arrestuar Arshin Vrapin si autorin i cili do të kryente vrasje ndaj shtetasit me iniciale M.T pas një konflikti

Sipas policisë Arshin Vrapi është  djali i vrasësit të 5 fishtë të ngjarjes së 22 korrikut në Suk të Fierit.

Ndërkaq Vrapit në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar një armë zjarri e modifikuar, 7 fishekë gjuetie, 2 thika, dy palë dylbi.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për hetim të metejshëm të ngjarjes.

SHKARKO APP