Fier, pas 40 vitesh mbyllet fusha e depozitimit të plehrave

 

Pas ankesave të shpeshta të banorëve, fusha e depozitimit të plehrave në Fier që funksionte prej 40 vitesh do të mbyllet. Vendimi është marrë në njëmbledhje të Këshillit bashkiak të Fierit, ndërkohë që ekspertët po kërkojnë për gjetjen e një tjetër venddepozitimi larg zonave të banuara.Vendimi që u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak, ku u shpall dhe emergjenca ekologjike për gjetjen e një tjetër fushe grumbullimi.Në venddepozitimin e vjetër në hyrje të Fierit, ka nisur mbulimi me dhe i mbeturinave.Vendi ku do të ndërtohet fusha e re e grumbullimit të mbetjeve urbane duhet t’i ketë ujërat nëntokësorë shumë më në thellësi në krahasim me zonat e tjera.Pritet që fusha e re e grumbullimit të mbetjeve urbane të jetë gati në janar të vitit 2016.

SHKARKO APP