Fieri si Europa, shihni koshat e rinj të mbeturinave (VIDEO)
Bashkia e Fierit, po zbaton një model të ri për grumbullimin e mbetjeve në qytet, me kontenierë hermetikë që përdoren edhe në kryeqendrat evropiane.
Pjesa më e madhe e koshit është e zhytur në tokë, me material cilësor dhe hermetik, e cila shërben për grumbullimin e mbetjeve.
Kjo bën që asnjë ndotës të mos shkarkohet në ajër dhe në tokë. Pjesa e dukshme e koshit, e vendosur mbi sipërfaqen e tokës shërben si një urë kalimi e mbetjeve te vend-depozitimi i nëndheshëm.
Ky model kontenierësh në qytet është njëkohësisht jo vetëm një risi, por dhe një model i mirë ndërgjegjësimi qytetar, që do të eleminojë përhapjen e mbetjeve në rrugët dhe trotuaret e qytetit si dhe hedhjet e mbetjeve pranë koshave./atsh
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=shq6mLXL8WQ” width=”560″ height=”315″]

