Fier/Tre në pranga me drogë, mes tyre një ish-polic trafikant

 

Tre vetë janë vënë në pranga pas njw operacioni anti-drogw, në Fier.

Njëri prej tyre  nga ish- oficer policie kishte “ndërruar” profesion, teksa trafikonte drogës

Sipas policisë së Fierit në kuadër të operacionit koduar “Komar” u sekuestruan 13 kg kanabis dhe u arrestuan Shezair Sinanaj, 55 vjeç, ish-oficer policie; Dorian Sinanaj, 27 vjeç dhe Fuat Bakia, 52 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë pasi kishte filluar proçedimi penal dhe u aplikuan metoda speciale të hetimit për veprën penale”Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikeve në bashkëpunim”.

Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan një sasi prej13 (trembëdhjetë) kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një prese me vakum, një peshore elektronike.

SHKARKO APP