Fiken urbanët për 24 orë, në orën 10:00 protestë para Bashkisë

Sikundër ishte paralajmëruar një ditë më parë, transporti urban është “paralizuar” në Tiranë.

Sindikata e Punonjësve të Transportit dhe Shoqata e Transportit Qytetas duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të anulluar grevën 24 orëshe të autobusëve.

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, rrugët ishin të mbushura me njerëz, që tashmë në dijeni të grevës, vraponin drejt destinacioneve të tyre.Ata kanë zgjedhur transport alternativ, me makina private, taksi apo furgonë, por nuk mungonin dhe ata që ecnin në këmbë në pamun dësi për të paguar më shtrenjtë këtë shërbim.

Ndërkaq në orën 10:00 të paradites, Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban do të protestojë para Bashkisë së Tiranës për mosmarrjen e pagave nga punonjësit.Për ti dhënë rrugë kësaj problematike, Këshilli Bashkiak do të mblidhet sot në orën 18:00.Paraprakisht Bashkia e Tiranës nënvizon se propozimi i saj mbetet, çmimi i pandryshuar i biletës së urbanit.

“S’rrisim çmimin e biletës, nuk duam kosto shtesë për qytetarët”.Një ditë më parë 10 shoqëri transporti urban zhvilluan një grevë tre orëshe për plotësimin e kërkesave të tyre.

SHKARKO APP