Filip Çakuli kishte kërkuar 1 lek dëmshpërblim, Berisha fiton gjyqin
Drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli e kishte paditur ish-kryemnistrin Sali Berisha për shkaktim dëmi jo-pasuror, sikurse mund të jenë shpifjet dhe akzuat e tjera që konsiderohen si të pabazuara në fakte.
Për këtë, në mënyrë simbolike, Çakuli i kishte kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë “Detyrimin e te paditurit Sali Berisha ti shperbleje paditesit Filip Cakuli demin jopasuror ne shumen 1 leke”.
Gjyqtari Kastriot Gramshi, pas disa shtyerjesh të seancës vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Filip Çakulit, duke e argumentuar rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.
Sidoqoftë Çakuli ka të drejtë ta apelojë këtë vendim brenda 15 ditësh nëse do ta shohë të arsyeshme.
KOHA JONË SONDAZH

