Filip Çakuli mbushi 60 vjeç.Feston dhe pajton Edi Ramën me Ilir Metën

 

 

Së pari urojmë Filipin për datëlindjen e tij. Edhe 100 të tjera! Çakuli është një emër i madh në botën e medias. Një njeri me shpirt të veçantë e hokatar, dashamirës dhe i kudondodhur, shpotitës dhe përbashkues; kështu tregojnë se ishte edhe mbrëmë në festën e datëlindjes së Tij, siç është përditë.

Në Sky Tower,në ish-bllok, festa vazhdoi me miq e kolegë ndër vite. Por Filipi ka ulur në një tavolinë Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kishin muaj pa u takuar të dy për darka apo dreka si miq. Janë takuar për kafe pa sheqer para pak ditësh, porse ashtu kanë dalë nga takimi të dy, të zymtë. Kurse mbrëmë fotot e portalit të gazetares së njohur Anila Basha tregojnë edhe Ramën ,edhe Metën të qeshur, a thua nuk janë ata të këtyre muajve që po bëjnë të vuajnë të majtët për sherrin e tyre. Dhe ka ndodhur mbrëmë pajtimi siç kërkonte dikur socialistja nga Berati e cila thoshte se”… pa bukë e pa punë le të rrijmë vetëm aman pajtohuni !”.

Dhe u pajtuan! Duhej Filip Çakuli ti sillte “për veshi” , i uli bashkë, u tha “ mos bëni sherr” e hani e pini bashkë!

Filipin e urojnë jo vetëm të gjithë miqtë, kolegët, njërëzit e thjeshtë sepse siç thamë pak më lart mbetet një njeri i shkelqyer e një talent i papërsëritshëm. Por Filipin e urojnë edhe të majtët se “na pajtove dy udhëheqësit tanë!”.

A.Prulli

SHKARKO APP