Fillon aksioni i madh i gjerlbërimit. Klosi: 500 të rinj do mbjellin 5000 pemë
500 nxënës të arsimit profesional sfiduan motin sot, duke u bërë pjesë e fushatës së madhe të inicuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mbjelljen e 5000 pemëve në Malin e Krujës.
Aktiviteti “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u zgjodh të zhvillohet në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, për të promovuar vullnetarizmin e të rinjve dhe përfshirjen e të rinjve në fushatën kombëtare të gjelbërimit të Shqipërisë që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur, në bahkëpunim me Forcat e Armatosura. Ministri Klosi dhe Ministrja Kodheli zbuluan emrin e Parkut “Nënë Tereza”. Ministri Klosi deklaroi se nisma do të vijojë në të gjithë vendin, duke synuar mbjelljen e 3 milion pemëve në të gjithë Shqipërinë.
Fjala e plotë e Ministrit Klosi:
Sot është një ditë krejtësisht e vecantë – në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, të rinjtë e Arsimit Profesional, së bashku me shumë djem të rinj nga ushtria shqiptare po mbjellin një pyll të tërë, që do ta pagëzojmë në mënyrë simbolike Parku I Nënë Terezës.
Është një aksion që është ndërmarrë për t’I shërbyer komunitetit. Arsimi Profesional, ushtria, të rinjtë, do vazhdojnë me kontributin e tyre aty ku njerëzit kanë më shumë nevojë, aty ku kërkojnë më shumë ambjent të shëndetshëm, mjedis dhe solidaritet. Bashkë me ne janë prezent edhe përfaqësues të nderuar të komunitetit ndërkombëtar, përfaqësues të biznesit, të cilët kanë mbështetur gjithmonë këto nisma. Do të vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë t’I shërbejmë komunitetit, t’I shërbejmë të mirës së këtij vendi. Sot 500 të rinj, do mbjellin 5000 pemë. Nesër mijëra e mijëra të rinj të tjerë, do mbjellin me miliona pemë në të gjithë Shqipërinë e mendoj se kështu I shërbejmë të mirës së Shqipërisë. Sot koha mbase nuk ishte me ne, por energjia e këtyre të rinjve, dashuria që ata kanë për natyrën, guximi dhe vetëmohimi që ka arsimi profesional, do të bëjë që ky park mbas disa vitesh të jetë I madh, I zhvilluar dhe emri Nënë Tereza do ta ndihmojë atë të rritet në mënyrë të suksesshme.
I falenderoj me zemër të gjithë të rinjtë që janë sot me ne.
Pyetja e gazetares: Zoti Ministër, zakonisht kur mbillet një pemë vihet një emër. Kujt ja dedikuat pemën që mbollët?
Përgjigje Ministri Klosi: Janë shumë njerëz që do doja t’ja dedikoja, por këtë pemë ja dedikoj vajzës sime që quhet Ambla.
KOHA JONË SONDAZH

