Fillon gjyqi ne Lozanë të Zvicres. KAS, sot dëgjon palën serbe

 

Një gjyq që sjell ankth dhe te papritura… Me në fund ka ardhur dhe data e shumepritur ku drejtesia nderkombetare duhet te thoje fjalen e saj.Sot Serbia paraqet mbrojtjen e saj në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Serbët kanë cuar argumentet e tyre që në mëngjesin e ditës së sotme, duke u bazuar në faktin që ngritja e dronit në stadiumin e Beogradit ishte një provokim politik.

Fedetata e Futbollit të Serbisë i ka besuar mbrojtjen e tyre një grupi avokatësh nga Zvicra, të cilët kanë disa javë që po punojnë për këtë cështje.Serbët pretendojnë të marrin pikët e hequra dhe per ketë kane therritur edhe një gjyqtar izraelit, ku të dëshmojë për nje rast të ngjashem, gjithnjee sipas tyre.

Serbia do te merret vetem me provokimin ne ndeshje dhe nuk do të flas për dhunën e pashëmbullt që ushtruan tek lojtarët tanë.

Sipas media serbe delekacioni i Serbise eshte i qete dhe mendon se KAS do ti jape te drejte, nderkohe qe sekretari i Federates serbe Lazovic thote se zakonisht KAS i jep pergjigjet qe diten e seancave dëgjimore. Por kete radhe kemi nje precedent te vecante dhe mund te marre kohe edhe 30 dite..

SHKARKO APP