Fillon moti i acartë, akull e borë në zonat malore të Dibrës (Foto)

Mbrëmja e djeshme ka përkeqësuar situatën në zonat malore të Qarkut Dibër. Rënia e ndjeshme dhe e menjëhershme e temperaturave ka bërë që vendi të mbërthehet nga akulli.

Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore. Mësohet se situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Zall – Dardhë, Reç e Sllovë, ku trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm.

E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.

Ndërkohë, rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa probleme.

SHKARKO APP