Fillon procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe të dhjetë, afati mbyllet më 31 korrik

Këtë të hënë nisën regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen përmes portalit eAlbania dhe do të jenë të hapura nga data 6 deri më 31 korrik.

Prindërit e fëmijëve që regjistrohen për herë të parë në klasën e parë, si edhe ata që kalojnë nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm, duhet të ndjekin udhëzimet e publikuara në portal gjatë procesit të aplikimit.

Regjistrimet duhet të kryhen në shkollat e përcaktuara sipas vendbanimit. Respektimi i kësaj procedure konsiderohet i rëndësishëm për planifikimin e vitit të ri shkollor, duke u mundësuar bashkive dhe zyrave vendore të arsimit organizimin e klasave, orareve të mësimit dhe shpërndarjen e nxënësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç regjistrimeve në klasën e parë dhe të dhjetë, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 11 shtator edhe për nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme. Nxënësit që zgjedhin të vazhdojnë arsimin në shkollat e mesme profesionale do të kenë mundësi të aplikojnë përmes portalit eAlbania deri më 30 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?