Filluan vezët dhe protesta.Jep dorëheqjen kryeministri rumun Ponta. Rama këtu ndjek Meshën e lutet në Shkoder

 

Jep dorëheqjen kryeministri rumun Viktor Ponta. Dorëheqja vjen një ditë pas protestave masive të cilat pasuan zjarrin një një lokal nate që shkaktoi më shumë se 30 të vdekur, informon BBC.

Mbi 20 mijë persona dolën në rrugët e Bukureshtit të martën në mbrëmje në protestë për dorëheqjen e Pontas, ministrit të Brendshëm Gabriel Oprea dhe kryetarit të bashkisë ku ndodhej lokali i cili u përfshi nga flakët.Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për masa të dobta të sigurisë.Protestuesit thërrisnin “Turp, turp” dhe “Vrasës” dhe valëviznin flamurin rumun.Aktualisht Ponta është në gjyq për një rast korrupsioni.

Në Shqiperi protestat do të fillojnë nga pranvera e vitit të ardhshëm. Edi Rama qetësisht ndjek, si katolik,  Kremtimin e 25 vjetorit të Meshes së Parë në Shkoder. Lulzim Basha deklaron në çdo miting se do fillojmë protestat , por akoma nuk duket gjë në horizont.

SHKARKO APP