“Financieri” i Habilajve, drejt Italisë në avion me oficerë të Interpolit

I vetmi anëtarë i grupit Habilaj, i arrestuar në vend, është ekstraduar drejt Italisë. Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit “Habilaj” është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë.

Ai u arrestua në Babicë, në disa tonë drogë dhe që në fillm kërkoi ekstradimin e tij drejt Italsië, për të vuajtur dënimin. Seiti u kërkua ndërkombëtarisht nga Italia, si bashkëpunëtor i bandës së Habilajve, tashmë do i dorëzohet drejtësisë italiane. Si një prej të dyshuarve si pjestar i grupit të Habilajve, Seiti u arrestua për llogari të autoriteve italiane.

Seiti rezulton i implikuar në trafikun miliona eurosh të drogës nga banda e Habilajve. Sakaq, bënte shpërndarjen e parave drejt anëtarëve të bandave dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datën 25.01.2018, rreth orës 11:40, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Nezar SEITI, 41-vjeç, lindur dhe banues në Gjorm, Vlorë. Seiti është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndëkombëtar për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian dhe nenet 80, 73, 74 të ligjit italian mbi narkotikët nr.309/1990.

Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?