“Financimet ruse”, Basha rrëzon Ramën: Në SHBA nuk ka asnjë hetim për PD-në
Kreu i opozitës Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.
Duke komentuar deklaratat e mbrëmjes së djeshme të Edi Ramës, se ka një hetim ndaj Bashës dhe PD-së për financime të ruse, Basha është shprehur se autoritetet në SHBA nuk kanë gjetur asnjë provë për të nisur ndonjë hetim.
Ndërsa duke folur për foton 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës me Barack Obamës, ku në SHBA janë dënuar 2 persona, Basha tha se ky është një akt penal.
“Si kryetar i opozitës mund të ju them se ky është një rast i paprecedent, siç ishte sulmi ndaj presidentit aktual. Edhe ky është një rast i paprecedent pasi në ligjet amerikane ndalohet financimi i fushatave nga qytetarë të huaj. Rama ka fshehur, mohuar gjithçka nga fillimi. Ne kemi kërkuar që nga fillimi nga prokuroria që të hetojë denoncimin nga e njëjta gazetarë që akuzoi edhe presidenti ne SHBA. Edhe autoritetet në SHBA kanë vendosur që në këtë çështje nuk ka asnjë gjë për të bërë hetim. I vetmi që bën hetim prej 1 viti e gjysëm është prokuroria në Tiranë.
Ky është një provues se si përdoret prokuroria. Për rastin e Edi Ramës kemi një akt penal, pasi kemi dy të dënuar me burg dhe përfituesi është Edi Rama. Hetimi i prokurorisë në Tiranë ndaj PD është atje ku ka qenë prej 1 viti. Jam thirrur sa herë që Ramës i shpërthejnë skandalet. Unë nuk shantazhohem”, theksoi Lulzim Basha.