Financimi në bujqësi – IPARD vë në dispozicion 94 mln euro për katër vite

Të gjithë personat që merren me bujqësi mund të përfitojnë  financim nga projekti i dytë i IPARD. Vlera e financimit nga ky projekt  është  94 milionë ndërkohë që rreth 20 milionë euro  është vlera që ka miratuar qeveria për skemën  e mbështetjes kombëtare. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u shpreh se sfida e vërtet nis tani, me formalizim dhe  rritje e standardeve . Kapaciteti për të plotësuar me investim  është në vlerën e 50 milionë euro.

Duhet dije për të përfituar fondet që janë vënë në dispozicion. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama  i pranishëm në thirrjen e parë publike për përfitimet nga projekti i IPARD.

Më tej kryeministri ka vlerësuar faktin që eksportet në vendin tonë janë dyfishuar në pesë vitet e fundit. Ndërkohë që aplikimet e çdo fermeri do të fillojnë të pranohen nga 30 nëntor deri në 30 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?