Finiq, avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

Në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate.

Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq.

Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në terren strukturat vendore zjarrfikëse, emergjencat civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, të cilat, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?