Firma e kryeministrit në draft-kontratë? Rama: S’më intereson fare, nuk e kam parë në fletoren zyrtare
Deputeti demokrat Helidon Bushati e konsideroi të turpshme, firmën e kryeministrit Edi Rama në draft kontratë dhe theksoi se kjo tregon urgjencën e tij për ta bërë efektive.
Kreu i qeverisë, Edi Rama i cili është prej më shumë se 5 orë në Komisonin Hetimor, iu përgjigj se kjo është hera e parë që sheh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk ka parë asnjëherë. Rama tha se i del për zot gjithçkaje që bën dhe çdo ministri në betejat e përbashkëta.
“Nuk kam ardhur të bëj debat ekspertësh se ekspertiza këtu ka virus është e virusuar. Kam ardhur këtu për rolin e kryeministrit dhe di që janë të ndara detyrat. Jam shumë dakord që estetikisht problemet janë akoma më të mëdha, por unë nuk e bëj dhe as e kam parë fletoren zyrtare dhe është hera e parë që shoh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk më intereson fare. Nuk e bëj unë tipografin e fletores zyrtare”.